• Erdogan: Turqia do të përdorë raketat S-400 nëse është e nevojshme

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Ankaraja do të përdorë raketat anti-ajrore S-400, nëse është e nevojshme.

"Ne nuk do të blejmë raketat S-400 dhe t'i vendosim në një depo. Ne do t'i përdorim ato nëse ka nevojë. Këto janë sisteme mbrojtëse. Çfarë do të bëjmë me to nëse nuk i përdorim këto sisteme të mbrojtjes? A do të varemi sërish nga Shtetet e Bashkuara? Ne i kemi kërkuar prej vitesh, por përgjigja që na është dhënë ka qenë: Kongresi i SHBA nuk po lejon. Ne jemi të lodhur nga kjo", tha Erdogan në deklaratat e transmetuara drejtpërdrejt nga rrjeti televiziv turk TGRT Haber. Presidenti turk shtoi: "Rusia i është përgjigjur kërkesës tonë me një ofertë mjaft joshëse. Rusët thanë se mund të fillojmë edhe një prodhim të përbashkët. Dhe sa i përket kredive, ata na kanë ofruar kushte shumë të mira kredie ". Sipas marrëveshjes, Rusia do të furnizojë Turqinë me katër bateri të raketave S-400, me vlerë 2.5 miliardë dollarë secila, dhe Moska pritet të fillojë furnizimet e para në mars 2020. Turqia do të paguante 45 përqind të kostos së marrëveshjes përpara, ndërsa Rusia do të siguronte kredi për të mbuluar 55 përqindëshin e mbetur.

 

Jun 12, 2018 19:31 Europe/Tirane
Komente