• Senatorët të shqetësuar nga vendimi i Trump

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar manovrat ushtarake me Korenë e Jugut pa pranuar angazhime të verifikueshme nga Koreja e Veriut është shqetësues, tha senatorët e SHBA Patrick Leahy dhe Jeanne Shaheen në deklarata të veçanta.

Jeanne Shaheen tha: "Është veçanërisht shqetësues fakti që zotimi i Presidentit Trump për t'i dhënë fund manovrave të përbashkëta ushtarake me ushtrinë e Koresë së Jugut duket se ka ardhur si një surprizë për Korenë e Jugut dhe Pentagonin". "Është shqetësuese që Presidenti ka rënë dakord të ndalojë njëanshmërisht manovrat ushtarake me Korenë e Jugut pa angazhime të verifikueshme nga Koreja e Veriut për tu denuklearizuar duke i dhënë Kim Jong un-it njohjen që ai ka dëshiruar për një kohë të gjatë. Ajo që kemi parë deri tani është vetëm një foto e shoqëruar me disa angazhime të formuluara gjerësisht, "tha senatori Patrick Leahy. Në një konferencë për shtyp pas takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë samitit të tyre në Singapor, Trump tha se ishte e papërshtatshme të mbante "manovra ushtarake " ndërsa përpiqej të negocionte një marrëveshje.

 

Jun 12, 2018 19:59 Europe/Tirane
Komente