• Gazetari pyet Trumpin: Si mund t’i besosh një diktatori, presidenti amerikan mundohet t’ia shpjegojë

Disa orë pas samitit historik mes liderit koreanoverior Kim Jong-un, presidenti amerikan ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan ABC.

Gazetari George Stephanopoulos, ka filluar intervistën ashpër duke ia rikujtuar se disa muaj më parë kishte sulmuar dhe kritikuar Kim Jong-un. Stephanopoluos ia rikujtoi presidentit se kishte thënë se Kim është një diktator që udhëheq shtetin policor ku qytetarët vdesin nga uria, dhe që kishte urdhëruar likuidimin e anëtarëve të familjes së tij. Ai madje e pyeti se si është e munduar që tani pikërisht të njëjtit person t’i besojë. “Po i besoj. Ndoshta për një vit do të bisedojmë dhe në fund do të them se kam gabuar. Është e mundur. Bashkëpunojmë në nivel të lartë, dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe shumë gjëra tjera janë të mundura”, ka deklaruar Trump. “George, situata është e tillë, dhe mund të flasë vetëm nga përvoja personale. Jam njoftuar me Kim Jong-un, kemi biseduar, kurse takimi ka filluar herët dhe me shumë tema të nxehta”, ka shtuar presidenti amerikan. I pari i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar se beson që Kim Jong-un dëshiron ta ndihmojë Korenë e Veriut, dhe ta përfundojë procesin e denuklearizimin.

Jun 13, 2018 15:19 Europe/Tirane
Komente