• Trump propozohet për Çmimin Nobel të Paqes

Dy politikanë norvegjezë kanë propozuar presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes pas samitit të Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Kristian Tybring-Gjedde dhe Per-Willy Amundsen, politikanë të Partisë Progresiste populiste, bënë nominimin.

"Trump ndërmorri një hap të rëndësishëm dhe të madh në çarmatimin dhe vendosjen e paqes midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut,"-thanë ata për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB të mërkurën.

Një grup politikanësh të SHBA po mbështesin gjithashtu nominimin e Trump për Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2019. Procesi i shqyrtimit të kandidatëve dhe dhënia e çmimit Nobel për Paqe bëhet në Norvegji.

Nominimet duhet t'i dërgohen Komitetit të Nobelit të Norvegjisë para 1 shkurtit.

Komisioni nuk duhet të komentojë publikisht se kush është nominuar, informacione që kërkohen të mbahen sekret për 50 vjet, raporton Daily Mail.

Në takimin e tyre historik të martën, Trump dhe Kim premtuan të punojnë drejt denuclearizimit të plotë të gadishullit Korean, dhe Uashingtoni u zotua të ofrojë garanci të sigurisë për armikun e tij të vjetër.

Jun 14, 2018 15:02 Europe/Tirane
Komente