• Pentagoni konfirmon shkatërrimin e anijes luftarake të EBA në brigjet e Hudejdas

Autoritetet në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes së Amerikës kanë konfirmuar shkatërrimin e anijes luftarake të Emirateve të Bashkuara Arabe në brigjet e Jemenit me dy raketa të hedhura nga forcat jemenase.

Kanali televiziv CNN duke cituar funksionarët e Pentagonit, ka konfirmuar që forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit kanë hedhur dy raketa dhe kanë shkatërruar një anije luftarake të EBA e cila është përfshirë nga zjarri. Qeveria e EBA gjithashtu ka konfirmuar vrasjen e katër ushtarëve të saj gjatë luftimeve që po zhvillohen me forcat e ushtrisë dhe forcat e rezistencës popullore të Jemenit në Hudejda.

Jun 14, 2018 15:10 Europe/Tirane
Komente