• Rinovimi i sanksioneve amerikane kundër Koresë së Veriut

Donald Trump, presidenti i Amerikës, me gjithë takimin që pati me Kim Jung Un, liderin e Koresë së Veriut, ka kërkuar vazhdimin e sanksioneve kundër këtij vendi. Ditën e premte, Donald Trump në një mesazh dërguar kongresit, Korenë e Veriut e ka cilësuar kërcënim anormal dhe të jashtëzakonshëm kundër Amerikës dhe ka kërkuar rinovimin e sanksioneve të ashpra ekonomike kundër Phenianit.

xKy veprim i presidentit amerikan edhe një herë tregon mashtrimin që Amerika bën kundrejt Koresë së Veriut. Donald Trump, ka pretenduar se pas takimit të tij me Kim Jung Un më 12 Qershor në Singapor i ka dhënë fund kërcënimeve bërthamore të Penianit kundër Amerikës. Mirëpo në këtë mes lind pyetje nëse deklarata e Trump është e vërtetë, atëherë përse është e nevojshme rinovimi i sanksioneve kundër Koresë së Veriut e cila cilësohet nga presidenti amerikan si kërcënim anormal dhe i jashtëzakonshëm. Kim Jung Un lideri i Koresë së Veriut dhe Donald Trump president i Amerikës, në përfundim të takimit të tyre në Singapor dolën me një deklaratë në të cilën Koreja e Veriut zotohet për çarmatimin e plotë bërthamore ndërsa Amerika zotohet për garantimin e sigurisë së Koresë së Veriut. Megjithatë eksperienca e së kaluarës dhe historiku i shkeljes së premtimeve të Amerikës kundrejt Koresë së Veriut, të krijon idenë se premtimet e Donald Trump kundrejt Koresë së Veriut janë po ato mashtrime të së kaluarës. Kjo për faktin se Donald Trump është një person me karakter të paparashikueshëm sepse ai përgjatë një viti në qeverinë amerikane, Uashingtonin në formë të njëanshme e ka nxjerrë nga shumë organizata dhe marrëveshje ndërkombëtare. Amerika gjithmonë është munduar ta paraqesë Korenë e Veirut si një kërcënim për botën mirëpo vetë Uashingtoni është shkaktari kryesor i tensioneve në gadishullin korean dhe është kërcënim për botën. Donald Trump duke përdorur tekniket e tij afariste me anë të bisedimeve direkt dhe presioneve mbi palët e tjera mundohet të imponojë qëllimet dhe kërkesat e tij. Edhe kundrejt Koresë së Veriut, Donald Trump ka dhënë disa premtime mirëpo dhënia deri në zbatimin e premtimit do kohë. Ndërkohë ushtria amerikane ka deklaruar se disa programe ushtarake që ishin parashikuar të mbaheshin në Korenë e Jugut janë pezulluar deri në një njoftim të dytë. Thuhet se ky vendim i ushtrisë amerikane është në kuadër të mbështetjes për takimin e presidentit të Amerikës dhe liderit të Koresë së Veriut në Singapor. Ditën e enjte Donald Trump dha lajmin e shkatërrimit të 4 bazave për testimin e raketave në Korenë e veriut dhe pretendoi se kjo është nisje e procesit për çarmatimin e plotë bërthamor të Koresë së veriut. Ndërkohë grupi Monitorues North 38 ka deklaruar se pas hulumtimeve të bëra javën e kaluar nuk është vënë re asnjë shenjë për shkatërrimin e bazës së testimeve raketore Sohae Engine Test në Korenë e Veriut. Kjo tregon se Pheniani me shumë kujdes mundohet të përdorë kartën e tij të kapacitetit raketor dhe atij bërthamor për të marrë favore përpara se sa të ulë kapacitetet në fjalë. Ajo çka ka rëndësi për Phenianin është heqja e sanksioneve të vendosura kundër këtij vendi, të cila po ushtrojë presione mbi popullin. Mirëpo Trump me propozimin e tij për rinovimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut ka treguar se me gjithë deklaratat e tij të mëparshme ai nuk ka aspak besim tek Kim Jung Un dhe më shumë mundohet të përfitojë pikë prej tij sesa t’i japë favore Phenianit.

Jun 23, 2018 09:02 Europe/Tirane
Komente