• Gutters kërkon fundin e konfliktit në jugperëndim të Sirisë

Njëkohësisht me avancimin e forcave të ushtrisë siriane në zonat jugore të vendit në luftën e saj kundër terroristëve, OKB ka shprehur shqetësimin mbi zgjerimin e konfliktit në jug të Sirisë.

Antonio Gutters, sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar që tu jepet fund menjëherë konflikteve dhe përleshjeve ushtarake në jugperëndim të Sirisë. Stefan Dujarric zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka thënë se konfliktet kanë shkaktuar evakuimin e qindrave banorëve të cilët u janë drejtuar kufijve të Jordanisë. Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin e Gutters mbi rrezikun e shtimit të destabilitetit në rajon. Duhet theksuar se jugperëndimi i Sirisë për shkak të afërsisë me kufijtë e regjimit sionist ka rëndësi strategjike dhe për këtë arsye Jordania dhe Amerika në çdo lloj forme me pretekstin e ndalimit të shtimit të tensioneve mundohen të marrin në kontroll sigurinë e zonave jugore të Sirisë. Ndërkohë Omani ka shprehur shqetësimin mbi mundësinë e shtimit të sulmeve të ushtrisë siriane kundër grupeve terroriste në Dara. Ndërkohë ushtria siriane ka shtuar praninë e saj ushtarake në zonat jugore të vendit pajisjet e ushtrisë siriane janë vendosur në trekëndëshin Dara, Ganitra dhe periferi të Damaskut duke e kthyer këtë trekëndësh në zonën e përqendrimit të luftës kundër terroristëve. Operacionet ushtarake të ushtrisë siriane në këtë zonë pritet të nisin pas disa ditësh.

Tags

Jun 23, 2018 09:02 Europe/Tirane
Komente