• Kremlini hedh poshtë spekulimet për marrëveshjen e Rusisë dhe Amerikës për Sirinë

Zëdhënësi i Kremlinit ka hedhur poshtë dhe përgënjeshtruar lajmet e publikuar në mediat amerikane në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit dhe Moskës për krizën në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Dimitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, ka përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë lajmet e publikuar në CNN dhe në mediat e tjera amerikane në lidhje me marrëveshjen e Rusisë dhe Amerikës për Sirinë. Lajme të tilla përgënjeshtrohen në kohën kur mediat amerikane temë kryesore të takimit të ardhshëm të Vladimir Putin dhe Donald Trump, presidentëve të Rusisë dhe Amerikës, e kanë deklaruar krizën në Siri. Mediat amerikane kanë deklaruar se Trump synon të bisedojë dhe të arrijë marrëveshje me Putin në lidhje me largimin e forcave të Amerikës nga Siria, marrëveshje kjo e cila do t'i mundësojë autoriteteve të Sirisë të vendosin kontrollin në zonat në kufi me Jordaninë me kusht që Rusia të garantojë masbashkimin e Damaskut me forcat ekzistuese në këtë rajon dhe t'i lejojë ato forca që të largohen nga këto rajone.

Tags

Jun 30, 2018 11:46 Europe/Tirane
Komente