• Prapaskena e arrestimit të diplomatit iranian në Evropë me akuzë për tentim sulm në mitingun e MEK

Njëkohësisht me vizitën e z. Hasan Ruhani, presidentit të Iranit në Evropë, autoritetet sigurisë së Belgjikës pretenduan se kanë arrestuar dy persona të lidhur me një diplomatë që gjoja tentonin të kryenin sulm kundër mitingut të grupit terrorist Mek në Paris.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka reaguar ndaj lajmeve të publikuar për arrestimin e një diplomati iranian në Gjermani me pretendim se është i lidhur me një tentim për kryerjen e një sulmi me bombë në mitingun e grupit terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) në Francë.

Policia e Belgjikës të shtunën pretendoi se të shtunën dy shtetas belg me origjinë iraniane kishin ndërmend të udhëtonin në Francë dhe të kryenin një sulm në mitingun e grupit terrorist MEK në Paris, prandaj këta dy persona janë arrestuar dhe në makinën e tyre është gjetur një bombë artizanale që përmbante 500 gram lëndë eksplozive TATP.

Autoritetet e Belgjikës pa dhënë ndonjë detaj më të gjerë rreth këtij operacioni, kanë thënë se identiteti i këtyre personave është një burrë 38 vjeçar me emrin Amir S. Dhe një grua 33 vjeçare me emrin Nasime N. të cilët janë arrestuar me akuzë "përpjekje për kryerjen e sulmit terrorist".

Sipas raportit të autoriteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Belgjikës, dy persona të tjerë janë arrestuar në Francë dhe Gjermani në lidhje me këtë sulm të pretenduar ndërsa personi që është arrestuar në Gjermani është një diplomatë iranian i cili punon në ambasadën e Iranit në Austri!

Policia e Belgjikës akoma nuk ka dhënë detaje më shumë rreth identitetit të këtij diplomati iranian dhe as nuk ka dhënë shpjegime për akuzën e pretenduar kundër tij. Në lidhje me personin e katërt që është arrestuar në Francë, gjithashtu akoma nuk janë publikuar kurrfarë detaje.

Krijimi i kësaj atmosfere është bërë në kohën kur z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën do të arrijë në Vjenë të Austrisë ku do të zhvillojë negociata rreth marrëveshjes bërthamore.

Z. Muhamed Xhavad Zarif në lidhje me këto pretendime dhe skenarë në një mesazh të tij në Twitter ka shkruar: "Çfarë koincidence interesante! Njëkohësisht me fillimit e vizitës së presidentit të shtetit iranian në Evropë, zbulohet një operacion iranian dhe arrestohen autorët e tij. Irani dënon çfarëdo lloj dhune dhe terrori në çfarëdo vendi dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse për të zbuar atë që është vetëm një operacion i pistë për të dhënë adresë të gabuar".

Vlen të theksohet se ditën e shtunë grupi terrorist Monafekin (MEK) ka zhvilluar mitingun e tij vjetor në Paris. Gazeta angleze "The Guardian" ka zbuluar se gjysma e njerëzve që kanë marrë pjesë në këtë takim ishin shtetas të vendeve të Evropës Lindore ose emigrantë të cilët janë sjell në këtë takim me premtimin e një shëtitje turistike falas.

Prandaj duket se një pjesë tjetër e këtij lloj skenari është vetëm një përpjekje e marrë për të mbuluar skandalet e zbuluara nga gazeta angleze "The Guardian".

 

Jul 03, 2018 15:06 Europe/Tirane
Komente