• Trojka evropiane bie dakord për shkëmbimet tregtare jo në dollarë me Iranin

Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë në takimin e fundit të ministrave të jashtëm të grupit 4+1 në Vjenë, njoftoi për akordin e trojkës evropiane për të vazhduar tregtinë me Iranin. Ai njoftoi se Franca, Gjermania dhe Britania kanë rënë dakord për ruajtjen e tregtisë me Iranin pa dollarin.

Ky është një zhvillim i rëndësishëm për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore pa praninë e Amerikës dhe një rrugëzgjidhje praktike e propozuar nga evropianët. Të gjithë konfirmojnë faktin se sanksionet e Amerikës janë krejtësisht të jashtëligjshme dhe politike dhe për këtë janë të papranueshme. BE pas takimit të komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore doli me një deklaratë ku theksoi ruajtjen e kanaleve bankare dhe vazhdimin e eksportit të naftës dhe gazit të Iranit si dhe kryerjen e investimeve të përshtatshme në Iran. Mesa duket shpallja e vendimit të Anglisë, Gjermanisë dhe Francës për vazhdimin e tregtisë me Iranin pa përdorimin e dollarit, vende që janë partnerë kryesorë të tregtisë me Iranin, do të hapë rrugët e bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare të Evropës me Iranin me gjithë vendosjen e sanksioneve bërthamore nga ana e Amerikës. Qeveria amerikane ka deklaruar se pas daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore ajo më 4 gusht do të vendosë sanksione ndaj metaleve me vlerë si floriri dhe më 4 nëntor do të vendosë sanksione ndaj naftës dhe bankës qendrore të Iranit. Donald Trump me imagjinatën e tij për të çuar në 0 nivelin e eksportit të naftës iraniane, ka paralajmëruar vendet e tjera dhe kryesisht ato evropiane se do të sanksionohen në rast të bashkëpunimit dhe tregtisë me Iranin. Qëndresës së Evropës kundrejt Amerikës, me të cilën aktualisht ka probleme dhe mosmarrëveshje të ndryshme, tashmë i është shtuar edhe vullneti i Evropës për të ruajtur marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe bankare me Iranin. Herman Tersch, ekspert i çështjeve politike thotë: Evropa me gjithë kërcënimet e Amerikës për vendosjen e sanksioneve, mbështet Iranin. Evropianët mendojnë se është më mirë që të zënë përkrah një vend si Irani sesa të qëndrojnë pranë Donald Trump. Sigurisht Irani disa herë ka deklaruar se do të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore për aq kohë sa garantohen interesat e tij si heqja e sanksioneve bërthamore. Irani gjithashtu ka deklaruar se nuk është i gatshëm të pranojë respektimin e marrëveshjes bërthamore në kohën kur nga ana e Amerikës të vendosen sanksione bërthamore. Për momentin Evropa duke prezantuar një paketë propozimi, kanë shprehur vullnetin më të ulët për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Megjithatë për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje duhen hedhur hapa konkretë dhe propozime të qarta për të ulur pasojat e ndikimit të sanksioneve të Amerikës kundër Iranit. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Irani ka të drejtë që të marrë masa kundër shkeljeve zyrtare dhe të mëdha të Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani me kërkesë të anëtarëve të tjerë nënshkrues të marrëveshjes bërthamore i ka shtyrë këto masa me qëllim që të sigurohet për garancitë që plotësojnë interesat e kombit iranian. Ky paralajmërim i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, u drejtohet të gjitha palëve të grupit 4+1 me qëllim që ata të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.

 

 


 

Jul 10, 2018 10:17 Europe/Tirane
Komente