• Berati, dhëndri i Erdoganit, bëhet ministër

Disa ditë pasi fitoi në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u betua në parlament për mandatin e dytë si president, por këtë herë me fuqi të shumta ekzekutive.

Sot Erdogan ka prezantuar edhe kabinetin e tij qeveritar, të përbërë nga 16 ministra, ndërsa emri i njërit prej tyre, është ai që ka bërë më shumë “zhurmë”. Bëhet fjalë për Berat Albayrak, i cili është dhëndri i presidentit Erdogan dhe është emëruar nga ky i fundit si Ministër i Thesarit dhe Financave. Ky vendim është interpretuar nga kritikët, si një tentativë e presidentit për të pasur kontroll të plotë në jetën ekonomike dhe financiare të vendit. Berat Albayrak është 40 vjeç dhe prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më herët ai ka qenë edhe drejtor menaxhues i Çelık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve natyrore.

 

Tags

Jul 10, 2018 19:16 Europe/Tirane
Komente