• Vitin e ardhshëm Turqia do të marrë baterinë e parë të S-400

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se Turqia do të marrë baterinë e parë të sistemeve raketore S-400 nga Rusia deri në fund të vitit të ardhshëm.

"Bateritë e para të S-400 do të dorëzohen në fund të vitit 2019", tha Cavusoglu për gazetarët në kryeqytetin belg Bruksel. Diplomati më i lartë turk theksoi se Ankaraja duhet të marrë sistemet e sofistikuara raketore të mbrojtjes nga Rusia, pavarësisht kundërshtimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende anëtare të NATO-s. Turqia po përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore, veçanërisht pasi në 2015 Uashingtoni vendosi të tërheqë sistemin e raketave Patriot nga kufiri i Turqisë me Sirinë, një lëvizje që dobësoi mbrojtjen ajrore të Turqisë. Para se të priret drejt Rusisë, ushtria turke u largua nga një kontratë prej 3.4 miliardë dollarësh për një sistem raketor kinez. Tërheqja u bë nën presionin e supozuar nga Uashingtoni.

 

Jul 11, 2018 21:02 Europe/Tirane
Komente