• Sanksionet kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë tërhiqet

Sekretari amerikan i shtetit njoftoi se Shtëpia e Bardhë do të analizojë kërkesën e disa vendeve për përjashtimin e tyre nga sanksionet e Uashingtonit kundër naftës iraniane.

Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit, pa përmendur emrat e vendeve që kanë parashtruar një kërkesë të tillë, deklaroi se Uashingtoni do të analizojë kërkesat për përjashtimin e disa vendeve nga sanksionet e nëntorit që do të ndalojnë shitjen dhe eksportin e naftës së Iranit. Më herët një prej autoriteteve të larta të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se presidenti Donald Trump mund të bëjë përjashtime për disa vende që janë importues të naftës iraniane. Pasi Donald Trump njoftoi daljen nga marrëveshja bërthamore, Uashingtoni ka dhënë afat deri më 4 nëntor që të ndërpritet blerja e naftës iraniane dhe të zbatohen sanksionet anti-iraniane të Amerikës. Qëndrimet e reja të sekretarit amerikan shfaqen në kohën kur Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një takim të javës së kaluar me iranianët me banim në Zvicër, ka thënë: Amerikanët pretendojnë se dëshirojnë të parandalojnë plotësisht eksportin e naftës iraniane. Ata nuk e kuptojnë se çfarë thotë pasi nuk ka aspak kuptim që nafta e Iranit të mos eksportohet ndërsa ajo e rajonit të eksportohet. Nëse ju mundeni, bëjeni dhe shihni rezultatin. Mesa duket fjalët e presidentit iranian dhe luhatjet në tregun e naftës gjatë javëve të kaluara, i ka detyruar autoritetet amerikane të rishikojnë qëndrimet dhe kërcënimin e tyre për të çuar në 0 kuotën e eksportit të naftës iraniane. Dalja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe angazhimi i Uashingtonit për të çuar në 0 kuotën e shitjes së naftës së Iranit, që tani ka ndikuar shumë në tregun botëror të energjisë. Përpjekjet e Arabisë Saudite dhe të disa vendeve të tjera anëtare të OPEK dhe jo anëtarë të kësaj organizate për të plotësuar nevojat me naftë dhe për të mbushur boshllëkun e krijuar nga sanksionet kundër Iranit, tregon se kufizimi i naftës iraniane ndikon në tregun botëror të naftës sidomos për faktin se këto vende për një kohë të gjatë nuk mund të mbulojnë mungesat e tregut për naftë. Pra në realitet nuk ekziston mundësia e eliminimit të pjesës iraniane në tregun botëror të naftës. Gazeta Bloomberg, lidhur me inefikasitetin e politikave të sanksionimit të Iranit shkruan: Vendimi i OPEK për shtimin e prodhimit, për një kohë të gjatë nuk mund ta ruajë çmimin e ulët të naftës. E vetmja rrugëzgjidhje reale për t’i dhënë fund luhatjeve të çmimit të energjisë dhe sidomos benzinës në Amerikës është ndryshimi i politikave të këtij vendi kundrejt Iranit. Instituti financiar Meril Linch lidhur me këtë thotë; Përpjekjet e Donald Trump për të bllokuar shitjen e naftës së Iranit, do të bëhen shkak që shumë shpejt çmimi i naftës të arrijë 90 dollar për fuçi. Në këto kushte mesa duket autoritetet e Uashingtonit janë duke u tërhequr nga kërcënimet e tyre të mëparshme kundër blerësve të naftës së Iranit dhe shprehen për rishikimin e kërkesave të këtyre blerësve. Edhe në rast se këto kërkesa refuzohen, kjo tregon se politikat e amerikane kundrejt Iranit nuk kanë asnjë efikasitet.

 


 

Jul 12, 2018 09:03 Europe/Tirane
Komente