• Kanadaja kritikon ashpër qëndrimet e Trump ndaj NATO-s

Kryeministri i Kanadasë ka kritikuar ashpër qëndrimet e presidentit të Amerikës ndaj Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Justin Trodom kryeministri i Kanadasë, vuri në dukje qëndrimet e Donald Trump, presidentit të Amerikës, në lidhje me ndarjen e 2% të PBB-s nga anëtarët për NATO-n dhe tha: “Çështja kryesore është kjo që ajo çfarë thotë Trump, a bëhet shkak për ndonjë ndryshim pozitiv? Ne theksojmë në nevojën për të ruajtur unitetin e NATO-s, por kërkojmë përgjigje të fortë nga anëtarët e NATO-s ndaj shtimit të populizmit, politizimit dhe nacionalizmit agresiv”. Donald Trump të mërkurën në samitin e krerëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel përsëri ka akuzuar këto vende për nivelin e ulët të shpenzimeve ushtarake të tyre dhe ka thënë: “Vendet anëtare të NATO-s duhet ta shtojnë buxhetin e tyre ushtarak nga 2% të PBB në 4%”.

Tags

Jul 12, 2018 15:32 Europe/Tirane
Komente