• Moska: NATO një bllok ushtarak plotësisht i padobishëm

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në reagim ndaj akuzave të pabaza të NATO-s ndaj Moskës, e ka quajtur Aleancën Veri-Atlantike si një bllok ushtarak të padobishëm që deklaratat e pabaza dhe të ekzagjeruar të tij nuk njohin kurrfarë dobie.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në një deklaratë të shkurtë, deklaroi: “Në kohën kur blloku ushtarak i padobishëm NATO po vazhdon të akuzojë Rusinë për veprime provokuese dhe në Bruksel përsëri vazhdoi duke i treguar dhëmbët e prehtë Moskës, ne jemi duke ndjekur ndeshjet e futbollit të Kampionatit Botëror”.

Krerët e vendeve anëtare të NATO në deklaratën përfundimtare të samitit të Brukselit kanë deklaruar se veprimet e Rusisë në kufijtë e vendeve anëtare të NATO-s janë kërcënuese. Ata gjithashtu kanë akuzuar Rusinë për dislokimin e raketave moderne me karakteristika të dyanshme në rajonin Kaliningrad. Përveç kësaj, liderët e NATO-s gjithashtu kanë thënë se siç duket hapësira ajrore e vendeve anëtare të NATO-s në mënyrë të përsëritshme është shkelur nga Rusia dhe ky vend po vazhdon forcimin e kapaciteteve ushtarake të tij në Gadishullin e Krimesë. Konstantin Kosachev, kryetari i komitetit për çështje ndërkombëtare të Këshillit të Federatës së Rusisë, në reagim ndaj këtyre akuzave në faqen e tij në Facebook ka shkruar: “Ajo çfarë u deklarua në samitin e krerëve të NATO-s në Bruksel, plotësisht është bosh dhe e pavlerë. Siç duket deklaratat e kota të tyre nuk kanë kufij. Këto akuza bëhen në kohën kur NATO vet është duke forcuar potencialet e saj ushtarake në afërsi të kufijve të Rusisë”.

Mosmarrëveshjet e Rusisë dhe NATO dhe veprimet e secilës palë bëhen shkak për reagimin e palës tjetër. Amerikanët duke ushtruar presion mbi NATO, në masë të madhe synojnë të shtojnë presionin mbi Rusinë dhe synojnë që nëpërmjet NATO-s, ta mbajnë nën kontroll Rusinë. Kjo është në kohën kur gazeta amerikane “Washington Post” në një raport të saj ka pohuar se manovrat ushtarake të NATO-s dhe Amerikës në Evropë dëshmojnë se në rast të ndonjë përballje ushtarake, për shkak të burokracisë që ekziston dhe rrugëve shkatërruese, NATO nuk do të ketë kurrfarë shansi për fitore.

Amerika dhe NATO po veprojnë në atë mënyrë që ta provokojnë Rusinë kundër tyre dhe shembulli më i fundit në këtë drejtim është kërkesa e Norvegjisë për të dyfishuar numrin forcave ushtarake të NATO-s në këtë vend dhe dislokimin e tyre në kufij me Rusinë.

Veprimet e NATO-s për t’u zgjeruar në lindje të Evropës kanë shkaktuar pakënaqësinë dhe irritimin e Moskës. Në doktrinën dhe perspektivën e politikës së jashtme të Moskës, zgjerimi i NATO-s në Lindje, konsiderohet vijë e kuqe dhe kalimi i kësaj vije të kuqe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet nga ana e autoriteteve të Moskës.

Siç duket mosmarrëveshjet mes NATO-së dhe Rusisë janë fondamentale dhe natyra gjeopolitike dhe strategjike e këtyre mosmarrëveshjeve do të pengojë zgjidhjen e shpejtë dhe të lehtë të tyre.

Tags

Jul 12, 2018 16:41 Europe/Tirane
Komente