• Një tjetër fakt që vërteton bashkëpunimin e Uashingtonit me MEK

Përfaqësuesja e përhershme e Amerikës në OKB ditën e dielë ka bërë një veprim të pashoq dhe ka ripublikuar një artikull të publikuar më parë nga grupi terrorist MEK në Twitter.

Nikki Halley ka publikuar një pjesë të fjalimit të saj kundër Iranit në këshillin për të drejtat e njeriut të OKB, artikull që më herët ishte publikuar nga grupi terrorist MEK.  Qeveritë e mëparshme të Amerikës duke pasur parasysh urrejtjen e kombit iranian ndaj grupit terrorist MEK janë mundur të mos e zbulojnë lidhjen dhe marrëdhëniet e tyre me grupin terrorist MEK. Mirëpo qeveria aktuale, ka shkelur këtë ligj të pashkruar të qeverive të mëparshme amerikane dhe në mënyrë të hapur mbështet grupin terrorist MEK. Shumë prej funksionarëve të lartë të qeverisë Trump mes tyre John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, ka lidhje të hapura me grupin terrorist MEK. Grupi terrorist MEK që nga nisja e Revolucionit islamik e deri më sot është përgjegjës për vrasjen e 17 mijë qytetarëve iranianë.

Jul 23, 2018 09:01 Europe/Tirane
Komente