• Ish-ambasadori amerikan në NATO: Mbështetja ndaj MEK, është marrëzi

Ish-ambasadori i Amerikës në NATO e cilësuar marrëzi bashkëpunimin e disa politikanëve të Amerikës me grupin terrorist MEK dhe ka thënë se nëse do të synojnë ndryshim në Iran, ky veprim i tyre saktësisht jep rezultat të kundërt.

Robert Hunter të martën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka hedhur poshtë pretekstin e amerikanëve të cilët pretendojnë se po mbështesin grupet e tilla si MEK ose monarkistët për të dëgjuar zërin e popullit iranian.

Ai deklaroi: "Qeveria e Trump duke marrë parasysh lëvizjet e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, ka shtuar presionin për ndryshimin e politikave të Iranit dhe nga ana tjetër, disa funksionarë të afërt me Trump si Rudi Giuliani, synojnë ndryshimin e sistemit shtetëror në Iran. Është për të ardhur keq që disa figura në Amerikë po bashkëpunojnë me grupin MEK, grup ky i cili ka vrarë edhe amerikanë! Grupi terrorist MEK më shumë se çdo gjë tjetër, i ngjan një sekti, ndërsa Rudi Giuliani është si një "qen i çmendur" i cili duke e mbështetur Trumpin, e ka rritur veten. Grupi terrorist MEK në luftën kundër Iranit, ka mbështetur Sadam Husejnit me të gjitha forcat e tij që si rezultat janë vrarë me mijëra qytetarë iranianë. Prandaj, ideja se nëpërmjet këtij grupi mund të bëhet ndryshim në sistemin shtetëror në Iran, tregon injorancën e thellë të tyre. Duke marrë parasysh raportet e ndryshme, po bëhen përpjekje serioze për të krijuar urë mes Izraelit dhe disa regjimeve arabe sidomos atyre të rajonit të Gjirit Persik që karakteristikë e përbashkët e tyre, është shqetësimi nga Irani. Në këtë drejtim dhëndëri i Trump po luan rol. Pothuajse është e qartë që presidenti i Amerikës së bashku me Xhon Bolton, këshilltarin për siguri kombëtare dhe Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit, po bëjnë të gjitha përpjekjet për ta izoluar Iranin. Këto përpjekje po zhvillohen në kohën kur unë mendoi që Trump po bënë përpjekje gjithashtu për ta bindur edhe Rusinë për izolimin e Iranit".

Tags

Jul 23, 2018 16:18 Europe/Tirane
Komente