• Takimet e shpeshta të të afërmeve të Trump me MEK

Një shqyrtim i dokumenteve të Departamentit Amerikan të Drejtësisë tregon se dy persona të afërt me presidentin e Amerikës gjatë vitit të kaluar të paktën pesë herë kanë zhvilluar takime me anëtarët e grupit terrorist MEK.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se rezultati i shqyrtimit të këtyre dokumenteve tregon se John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë dhe Rudi Giuliani, avokati privat i Donald Trump, që nga koha kur Trump ka marrë presidencën në Amerikë në janar të vitit 2017, të paktën pesë herë në mënyrë sekrete janë takuar me anëtarët e grupit terrorist MEK. Këto dokumente janë dorëzuar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga vet grupi terrorist MEK. Sipas këtyre dokumenteve, temë kryesore e këtyre takimeve ishte situata në Iran dhe në Lindjen e Mesme, programi atomik i Iranit dhe projektimi i trazirave në Iran. Grupi terrorist MEK i cili gjithmonë gëzon mbështetje financiare dhe politike nga Amerika, deri më tani ka vrarë dhe terrorizuar mbi 17 mijë qytetarë iranianë. Pavarësisht kësaj, grupi terrorist MEK në vitin 2012, pa bërë kurrfarë ndryshimi në metodën dhe hierarkinë e tij si sekt terrorist, u hoq nga lista e organizatave terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Tags

Jul 28, 2018 14:23 Europe/Tirane
Komente