• Veprimet anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë pa objektiv dhe pa rezultat

Një ish zyrtar i lartë në Amerikë, politikat anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë i ka quajtur pa objektiv dhe pa rezultat.

Richard Murphy, asistent i sekretarit të mëparshëm të shtetit në Amerikë në një intervistë për agjencinë IRNA të lajmeve ka thënë se përpjekjet e presidentit Donald Trump për të krijuar trazira brenda në Iran, janë mendjelehta dhe shtoi se programi i Shtëpisë së Bardhë për nxitjen e trazirave në Iran nuk ka dhënë rezultat. Ky ish funksionar i lartë amerikanë theksoi dështimin e  qeveris së Donald Trump kundrejt Iranit dhe shtoi se ekstremistët gjenden në pozita të ndjeshme në Shtëpinë e Bardhë mirëpo ata nuk mund të dalin fitimtarë në inkurajimin e popullit iranian për ndryshimin e shtetit. Siç thotë Richard Murphy, mbështetja e qeverisë amerikane për grupin terrorist MEK nuk është e justifikueshme apo e arsyetueshme. Më herët Mike Pompeo kreu i DASH në kuadër të qëndrimeve të tij anti-iraniane ka mbështetur grupin terrorist MEK. Grupi terrorist MEK me mbështetjen e Amerikës dhe të regjimit sionist ka kryer shumë akte terroriste në Iran duke marrë jetën e 17 mijë shtetasve iranianë.

Tags

Jul 29, 2018 10:19 Europe/Tirane
Komente