• Marrëdhëniet e thella të administratës Trump me grupin terrorist MEK

Dokumentet federale pohojnë lidhjen e fortë të ekipit politik të Donald Trump, president i Amerikës, me grupin terrorist MEK.

Agjencia informative TYT Network bazohet në disa dokumente federale dhe thotë se qeveria amerikane ka lidhje të mira me grupin terrorist MEK, grup i cili ka qenë në listën e zezë të grupeve terroriste të Uashingtonit. Krerët e grupit terrorist MEK në vitet 2017 dhe 2018 janë takuar 5 herë me John Bolton përpara se ai të zgjidhej në postin e këshilltarit të sigurisë së Donald Trump dhe me Rudy Giuliani avokat personal i Trump. Sipas informacioneve elementë të grupit terrorist MEK përgjatë 2 viteve të kaluara kanë pasur takime me të paktën 4 funksionarë të Departamentit Amerikan të shtetit dhe thuhet se këta funksionarë kanë përcaktuar vijën e politikave të presidentit Donald Trump kundër Iranit. Takimi i sivjetshëm i grupit terrorist MEK në Paris të Francës, u organizua me pjesëmarrjen e këshilltarëve të afërt të presidentit amerikan. Grupi terrorist MEK që në fillimet e revolucionit islamik të Iranit me dritën jeshile të Amerikës, Britanisë dhe regjimit sionist ka kryer akte terroriste duke marrë jetën e 17 mijë shtetasve iranianë.

 

 

Tags

Aug 09, 2018 10:25 Europe/Tirane
Komente