• Londra hedh poshtë idenë për një tjetër referendum për Brexit

Ministri i ekonomisë i Britanisë së Madhe ka hedhur poshtë çdo mundësi dhe ka refuzuar çdo ide për organizimin e një tjetër referendumi për Brexit.

Clark Gregg ka shpresuar se negociatat mes autoriteteve të Evropës dhe të Anglisë për çështjen Brexit mund të japin rezultat deri në fund të muajit tetor. Gjysma e britanikëve  mbështesin një referendum të ri për të zgjedhur midis largimit me një marrëveshje që qeveria mund të arrijë me Bashkimin Evropian, apo qëndrim në BE, njoftoi Sky News, duke cituar anketën e saj. Po sipas këtij sondazhi 78 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it. Sipas një ankete të kompanisë "Sky Data" të zhvilluar me 1.466 persona më 20-23 korrik, shumica e popullatës janë shprehur pro shkuarjes në referendum për marrëveshjen e Brexit-it të cilën qeveria do t'ia ofrojë BE-së. Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qytetarëve kanë kërkuar një referendum i cili do t'i përfshinte alternativat për "marrëveshjen e parashtruar nga qeveria", "largim pa marrëveshje" dhe "ngelje në BE". Ndërkaq, 40 për qind janë shprehur kundër kërkesës për referendum. Ndërsa 78 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it, 74 për qind e kanë konsideruar si të pakënaqshme udheheqjen e kryeministres Theresa May.

Aug 16, 2018 09:13 Europe/Tirane
Komente