• Turqia ndalon aktivitetin e tre kompanive amerikane

Në qytetin Kecioren të Turqisë, në reagim ndaj luftës tregtare të Amerikës kundër Ankarasë, është ndaluar aktiviteti i kompanive të njohura amerikane Mc Donald, StarBox dhe Berger King.

Turqia listohej vitet e fundit si njëra prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në botë, por shifrat e saj mbresëlënëse u ushqyen nga borxhi në valutë të huaj. Huamarrja e vendit rezultoi në deficit në llogaritë e saj fiskale dhe ato tregtare, e sipas ekspertëve, Ankaraja nuk ka mjaftueshëm rezerva për ta shpëtuar ekonominë atëherë kur gjërat shkojnë keq. Gjykata turke ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e pastorit të krishterë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andrew Brunson nga masa e ndalimit, transmeton Reuters. Brunson, prift evangjelist që jeton në krahinën bregdetare të Izmirit, po gjykohet në Turqi për terrorizëm. Rasti i tij është në qendër të krizës diplomatike në mes të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultat i të cilës është rënia drastike e lirës, monedhës kombëtare turke. Monedha turke lira ka humbur rreth 40 për qind të vlerës këtë vit.

 

 

Aug 18, 2018 07:56 Europe/Tirane
Komente