• Paralajmërimi i Rusisë për mundësinë e një sulmi amerikan mbi Sirinë në 24 orët e ardhshme

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zakharova tha gjatë një konference shtypi se brenda 24 orëve të ardhshme, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ka gjasa të fillojnë një operacion ushtarak kundër qeverisë siriane me pretekste të rreme.

Ajo më tej theksoi se një sulm i mundshëm amerikan kundër Sirisë do të eliminonte të gjitha hapat që janë ndërmarrë për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës siriane. Ndërsa dje edhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i bëri thirrje Perëndimit që të mos ndërhyjë në përpjekjet për të pastruar provincën Idlb të Sirisë nga terroristët. Komentet e tij për gazetarët në Moskë vijnë pas raporteve se forcat e Qeverisë siriane po përgatiten për një ofensivë masive në Idlib, bastionin e fundit të madh të terroristëve.

 

Tags

Aug 30, 2018 20:58 Europe/Tirane
Komente