• Politikë e dyfishtë e Evropës kundrejt Iranit

BE ku tre vendet kryesore të tij, d.m.th. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë nënshkrues të marrëveshjes bërthamore, pasi ka shprehur mbështetjen për marrëveshjen bërthamore dhe përballjen me veprimet e Amerikës e cila në formë të njëanshme ka dalë nga marrëveshja bërthamore, ka ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim.

Megjithatë BE herë pas here përsërit kritikat dhe pretendimet e Amerikës kundrejt Iranit. Pas takimi joformal të ministrave të mbrojtjes dhe ata të jashtëm të BE në Vjenë, Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE ditën e dielë në një konferencë për shtyp edhe një herë shprehu mbështetjen e BE për marrëveshjen bërthamore me Iranin. Megjithatë ajo theksoi se roli i Iranit në rajon është një sfidë serioze për Evropën. Mbështetja e marrëveshjes bërthamore është në interes të Evropës. Evropa është e mendimit se marrëveshja bërthamore ka një rol të rëndësishëm në inspektimin dhe monitorimin e programit paqësor bërthamor të Iranit dhe kjo marrëveshja ka ndaluar përhapjen e armëve atomike dhe konkurrencën bërthamore në mesin e vendeve të rajonit, si dhe ka parandaluar ndikimin negativ në sigurinë ndërkombëtare. Përveç kësaj marrëveshja bërthamore parandalon çdo ndërhyrje ushtarake për tu përballur me programin bërthamor të Iranit. Nga ana tjetër marrëveshja bërthamore është kthyer në një model i suksesshëm për zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare në formë shumëpalëshe. Për këtë arsye BE i ka propozuar Iranit një paketë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe tani ajo është e angazhuar në gjetjen e rrugëve për të neutralizuar ndikimin negativ të sanksioneve të fundit amerikane kundër Iranit. Siç ka theksuar Federika Mogherini: Puna jonë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore vazhdon. Puna jonë me vendet anëtare dhe partnerët e tjerë në botë vazhdon me qëllim që të garantojmë interesat e Iranit dhe qytetarëve iranianë në marrëdhëniet ekonomike me BE dhe me  vendet e tjera të botës. Irani shumë herë ka theksuar se Evropa duhet të rezistoj përballë veprimeve të njëanshme të Amerikës pas daljes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore, veprim që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe sfidon seriozisht rezolutën 2231 të KS të OKB. Ky veprim i Uashingtoni ka dëmtuar seriozisht rendin botëror. Në këtë mes Evropa duhet të tregojë se është një faktor i pavarur dhe me ndikim në arenën ndërkombëtare. Sigurisht që prishja e marrëveshjes bërthamore ka ndikime të shumta negative për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe pikërisht kjo i ka detyruar autoritetet e larta të BE dhe disa prej krerëve të vendeve evropianë që disa herë radhazi të kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Përveç kësaj ANEA për të 12 herë radhazi në raportin e fundit të saj ka konfirmuar respektimin e angazhimeve të Iranit që dalin nga marrëveshja bërthamore. Në këtë raport theksohet se që nga dita e parë e fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, ANEA ka konfirmuar angazhimet e Iranit sipas marrëveshjes.  Por megjithatë kritikat e Mogherini mbi rolin e Iranit në rajon edhe pse janë jashtë çështjes së marrëveshjes bërthamore, ato konsiderohet një lloj ndjekje e kritikave dhe e qëndrimeve të Uashingtonit kundrejt Iranit. Përkundër pretendimeve të perëndimorëve, politikat rajonale të Iranit konsistojnë në vendosjen e stabilitetit dhe luftës kundër terrorizmit. Antoli Tesiganok ekspert i qendrës për studimet politike dhe ushtarake të Rusisë thotë: Irani ka sfiduar dhe eliminuar planet e Amerikës në rajon të cilat Uashingtoni i zbatonte duke mbështetur terroristët në Lindjen e Mesme. Vetë Evropa ka pohuar se Irani ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit takfirist dhe grupit terrorist ISIS sidomos në Irak dhe në Siri dhe aktualisht po përballet me agresionet e regjimit sionist dhe veprimet e partnerëve të Uashingtonit në rajon sidomos të regjimit Saudit. Me fjalë të tjerë janë perëndimorët dhe aleatët e tyre arabë ata të cilët për të garantuar interesat dhe arritur objektivat e tyre kanë përhapur terrorizmin, pasigurinë dhe destabilitetin në rajon. Deklarata se politika rajonale e Iranit shqetëson Evropën, është një qëndrim jo konstruktiv dhe përkundër procesit pozitiv të marrëdhënieve mes Iranit dhe Evropës. Të tilla deklarata me padyshim vetëm sa kënaqin Amerikën, Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Sep 01, 2018 09:01 Europe/Tirane
Komente