• Gjermania mbështet idenë e formimit të një sistemit të pavarur financiar evropian

Ministri i jashtëm i Gjermanisë edhe një herë ka mbështetur idenë e formimit të një sistemi financiar të pavarur të Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.

Heiko Mass, ministër i jashtëm i Gjermanisë në takimin me homologët e tij evropianë në Vjenë ka thënë: Duhet të diskutojmë për sistemin e pavarur monetar dhe financiar të Evropës pasi në rast të kundër do të jenë kinezët ata që do të krijojnë një sistem të tillë dhe kjo nuk do të jetë në interes të Evropës. Mass edhe më herët ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe ka theksuar krijimin e një Swifti-i evropian të pavarur nga Amerika. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.

Tags

Sep 01, 2018 09:01 Europe/Tirane
Komente