• Bllokada e OKB-së për të dërguar ndihma në Siri

Publikimi i një raporti të ri zbulon se Kombet e Bashkuara po bllokojnë ndihmat për rindërtimin e Sirisë.

Sipas Parstoday, në bazë të një dokumenti të brendshëm të OKB-së, i cili është vënë në dispozicion të mediave, ky organ ndërkombëtar nuk do të ofrojë ndihmë humanitare për Sirinë derisa të arrihet konsensus mbi transferimin e pushtetit në Siri. Më parë Kombet e Bashkuara mohuan ekzistencën e një dokumenti të tillë. Gazeta ruse Kommersant gjithashtu publikoi një dokument sekret të OKB-së mbi ndihmat në Siri. Kombet e Bashkuara janë gati të ndihmojnë rindërtimin në Siri, me marrëveshjen e negociuar nga të gjitha palët e përfshira në konflikt, thuhet në  dokument. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka shprehur tashmë shqetësimin se Kombet e Bashkuara do të mbështesin ofrimin e ndihmave humanitare për të ndihmuar rindërtimin e Sirisë. Dokumenti i brendshëm i OKB-së u publikua nga Bordi i Guvernatorëve në tetor 2017 pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate.

 

Tags

Sep 03, 2018 20:54 Europe/Tirane
Komente