• Lavrov kritikon ashpër qëndrimet e Amerikës ndaj Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë kritikoi ashpër politikat e njëanshme të Uashingtonit dhe e quajti jorealist qëndrimin e Amerikës ndaj Iranit.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, të martën në mbrëmje në një intervistë me kanalin e parë të televizionit shtetëror të Rusisë, deklaroi: "Qëndrimet e Amerikës ndaj Iranit janë tërësisht joreale. Irani si një vend me një histori të lashtë disa mijëra vjeçare dhe me një popullsi 80 milion banorë, gjithnjë dhe ashtu si çdo vend tjetër në rajon, ka interesat e tij të veçanta. Amerika po ndjek qëndrime të papranueshme ndaj Iranit dhe qëndrime të tilla nuk mund të realizohen sepse Irani gjithnjë do të ketë interesa të cilat duhet të respektohen. Amerika po shfrytëzon dollarin si një mjet kundër atyre vendeve që dëshiron t'i ndëshkojë".

Tags

Sep 05, 2018 11:47 Europe/Tirane
Komente