• Stuhia Jebi shkakton dëme të mëdha në Japoni

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga Stuhia Jebi, e cila është cilësuar si stuhia më e rëndë në 25 vjetët e fundit në Japoni.

Jebi ka lënë gjurmë të mëdha të shkatërrimit në pjesën perëndimore të shtetit, duke goditur qytetet si Kjoto dhe Osaka. Fluturimet dhe udhëtimet me trena janë anuluar, mirëpo mijëra pasagjerë kanë mbetur në Aeroportin Ndërkombëtar të Osakas, për shkak të evakuimit. Ndonëse erërat janë dobësuar dhe gradualisht janë duke u bartur në veri, banorëve u është bërë thirrje për kujdes për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe vërshimeve. Të paktën 300 persona janë lënduar si pasojë e stuhisë, ka njoftuar zëdhënësi qeveritar, Yoshihide Suga. Deri të mërkurën në mëngjes, thirrje për evakuim u është bërë më shumë se 1.2 milion personave.

Tags

Sep 05, 2018 13:11 Europe/Tirane
Komente