Një gazetar rus është sulmuar brutalisht në rrugë derisa po raportonte live për shikuesit dhe kolegun që e kishte në studio.

Gazetari Semyon Pegov ishte lidhur drejtpërdrejt me studion e televizionit ku po bisedonte me kolegun Artem Sheynin, 52-vjeç, kur befasisht u sulmua, transmeton Telegrafi. 

Pegov po raportonte nga pjesa lindore e Ukrainës që është aneksuar nga forcat proruse, kur u sulmua nga një kalimtar rasti.

Gazetari që kishte shkuar në Donetsk, ka arritur t’i ikë sulmuesit duke u munduar të vazhdojë raportimin live.

Ndërkaq në prapavijë sulmuesi shihet duke u rrahur me dikë nga stafi i televizionit, që kishte hyrë në mes për ta qetësuar situatën. /Telegrafi/

Sep 05, 2018 21:40 Europe/Tirane
Komente