• Riabkov: Situata në Siri nuk do të normalizohet pa e zgjidhur problemin e Idlibit

Zëvendësministri i jashtëm rus tha se kriza në Siri nuk mund të zgjidhet pa e zgjidhur çështjen e Idlibit, që gjendet në veriperëndim të këtij vendi.

Sergei Riabkov tha të mërkurën se situata në Idlib paraqet shqetësim për Rusinë dhe i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëj më sh umë pëprjekje për zgjidhjen e kësaj krize. Riabkov deklaroi se lufta kundër terrorizmit në Siri ende nuk ka përfunduar dhe është e nevojshme të eliminohen militantët në provincën veriperëndimore Idlib. Edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në një deklaratë të publikuar për media ka shprehur shqetësime për shtimin e luftimeve në Idlib të Sirisë dhe ka kërkuar respektimin e gjendjes së civilëve. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se lufta kundër terrorizmit në Siri ende nuk ka përfunduar dhe është e nevojshme të eliminohen militantët në provincën veriperëndimore Idlib.

 

Tags

Sep 05, 2018 22:25 Europe/Tirane
Komente