Sep 06, 2018 11:32 Europe/Tirane
  • Takimi i krerëve të dy Koreve

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut njoftoi për një takim mes liderëve të dy Koreve.

Sipas Chung Eui-yong liderët e Koresë së Veriut dhe të Jugut do të takohen në Phenian në datat 18-20 shtator 2018. Takimi do të përqendrohet në veprimet konkrete për eliminimin dhe pastrimin e gadishullit korean nga armët atomike. Këshilltari i sigurisë kombëtare më herët ka vizituar Koren e Veriut dhe është takuar me liderin e këtij vendi. ai pas takimit në fjalë ka thënë: Kim Jung Un është i vendosur në vullnetin e tij për boshatisjen e gadishullit nga armët atomike dhe është i interesuar për të bashkëpunuar me Korenë e Jugut. Krerët e dy vendeve më herët kanë zhvilluar 2 takime në Pnamunjom dhe në një deklaratë të përbashkët janë zotuar për të hedhur hapa në drejtim të paqes dhe pastrimit të gadishullit Korean nga armët atomike.

Tags

Komente