• Senatori amerikan zbulon përpjekjet e Anglisë për të akuzuar Sirinë për sulme kimike

Senatori amerikan Richard Black, senatori republikan i Amerikës, ka thënë se u kanë arritur atyre informacione të cilat tregojnë se shërbimet sekrete inteligjente të Britanisë së Madhe synojnë të kryejnë një sulm kimik në Idlib të Sirisë dhe pastaj të akuzojnë qeverinë e Damaskut për përdorimin e armëve kimike.

Black ka shtuar se pasi që më parë kemi parë një skenar të tillë, kurrë nuk do të besojmë se qeveria e Sirisë ka kryer sulme kimike. Ky funksionar amerikan gjithashtu ka theksuar se ndërhyrja e Amerikës në Siri është faktor që shton krizën në këtë vend, krizë kjo që po zgjatë gati për një dekadë. Vlen të theksohet se më parë edhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka paralajmëruar se Amerika, Britania e Madhe dhe Franca po përgatiten për një skenar fals për sulme kimike në bashkëpunim me terroristët në Idlib të Sirisë, me qëllim që të akuzojnë ushtrinë e Sirisë dhe më pas të sulmojnë këtë vend.

Sep 06, 2018 15:20 Europe/Tirane
Komente