• Koreja e Veriut shënon 70-vjetorin, pa raketa balistike

Koreja e Veriut po shënon 70-vjetorin e krijimit të shtetit përmes një parade të madhe ushtarake. Por, në këtë paradë nuk janë ekspozuar raketat balistike interkontinentale, që janë bërë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

Lideri verikorean, Kim Jong Un ka shikuar teksa trupat, artileria dhe tanket kanë parakaluar në qendër të kryeqytetit Phenjan, kanë raportuar agjencitë e lajmeve.

Kim nuk ka mbajtur fjalim para masës, ku ishin të pranishëm edhe delegacionet e larta nga shtete që janë miqësore me Veriun, përfshirë këtu Kinën dhe Rusinë.

Ka pasur spekulime se presidenti i Kinës, Xi Jingping do të merrte pjesë në shënimin e 70-vjetorit të krijimit të Koresë së Veriut, por Pekini zyrtar ka dërguar atje kreun e Parlamentit.

Po ashtu, Rusia ka dërguar kryetaren e Dhomës së Lartë të Parlamentit, Valentina Matviyenko.

Sep 09, 2018 12:19 Europe/Tirane
Komente