• Amerika paralajmëron edhe një herë mbi përdorimin e armëve kimike në Siri

Këshilltari i sigurisë kombëtare të administratës së Donald Trump, edhe një herë ka paralajmëruar se në rast të përdorimit të armëve kimike nga ana e qeverisë siriane, përgjigjja do të jetë e ashpër.

John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thotë se Amerika dhe Franca kanë arritur një akord për të dhënë një përgjigje të ashpër në rast se qeveria siriane përdor armë kimike. Ne për të disatën herë kemi paralajmëruar se një sulm me armë kimike do të pasohet me përgjigje definitive dhe të ashpër nga ana jonë. Amerika dhe aleatët e saj dy herë me pretekstin se qeveria siriane ka përdorur armë kimike në Siri, kanë sulmuar Sirinë, pretendime që nuk janë vërtetuar asnjëherë. Më herët Igor Konashenkov zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë ka paralajmëruar se terroristët kanë programuar një sulm me armë kimike pas dy ditësh në qytetin Edlib të Sirisë. Sipas një njoftimi të agjencisë Rianovosti, Igor Konashenkov duke u bazuar në informacionet e qendrës për paqen në Siri, ka thënë se një grup ekspertësh kanë shkruar në Edlib për të trajnuar terroristët për përdorimin e bombave me përmbajte gazi klor. Terroristët kanë ndërmend të sulmojnë rajonin Kafer Zita me armë kimike, rajon që ndodhen 8 km në jug të zonës Habit në provincën Edlib. Konashenkov thotë se pas skenarit me armë kimike, grupi Helmetat e Bardha do të marrë filmime për t’i bërë publike. Grupi Helmetat e bardha, që është i lidhur me agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane, në një komplot të ri anti-sirian ka transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib. Grupi Helmetat e bardha u formua në vitin 2013 nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike. Misioni i grupit ishte të ndihmonte njerëzit që ishin nën kontrollin e terroristëve në pjesë të ndryshme të Sirisë, por në praktikë ata vepronin në të njëjtën mënyrë si terroristët dhe kundër popullit dhe qeverisë siriane.

Tags

Sep 11, 2018 10:16 Europe/Tirane
Komente