• Anulohet vizita e Trumpit në Irlandë

Një zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Irlandës ka njoftuar për anulim të vizitës së planifikuar të presidentit amerikan, Donad Trump në këtë vend.

Trump pritej që të vizitonte klubin e tij të golfit në Doonbeg dhe Dublin në 10-11 nëntor. Zyra e kryeministrit së Irlandës, Leo Varadkar ka konfirmuar anulimin e vizitës së muajit nëntor, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara kanë përmendur si arsye planifikimet”. Kjo do të shënonte vizitën e parë të Trumpit në këtë shtet, prej kur ai është bërë president më 2016. Trump pritet të udhëtojë në Paris më 11 nëntor në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Disa politikanë dhe aktivistë në Irlandë patën thënë se do të mbanin protestë gjatë vizitës së Trumpit. Lideri i Partisë Laburiste, Brendan Howlin, ka thënë se Trump nuk është “shok i demokracisë apo të drejtave të njeriut”. Partia e Gjelbër po ashtu i ka bërë thirrje Qeverisë irlandeze për të anuluar vizitën. Presidenti amerikan zotëron një klub të golfit në këtë shtet, të cilin e ka blerë në shkurt të vitit 2014.

 

Tags

Sep 11, 2018 21:00 Europe/Tirane
Komente