• Më shumë se 100 migrantë kanë vdekur gjatë këtij muaji në Libi

Më shumë se 100 migrantë, duke përfshirë të paktën 20 fëmijë kanë vdekur pas përmbytjes së dy anijeve në bregdetin e Libisë më herët gjatë këtij muaji, ka njoftuar organizata Mjekët pa Kufij, duke cituar të mbijetuarit.

Një total prej 276 personave, disa prej tyre të mbijetuar të këtyre përmbytjeve, janë kthyer sërish tek autoritetet e Libisë më 2 shtator, ka thënë kjo organizatë bazuar në disa intervista. Organizata ka thënë më 10 shtator se grupi është duke u mbajtur në “ndalim arbitrar”. Sipas informacioneve, pjesëtarët e së njëjtës kanë trajtuar të mbijetuar, në mesin e të cilëve ka pasur, gra, fëmijë dhe foshnje. Disa nga ta janë trajtuar nga djegiet e karburantit dhe disa të tjerë nga pneumonia për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më shumë se 1,500 migrantë kanë vdekur derisa kanë tentuar të kalojnë Detin Mesdhe, deri në këtë periudhë të vitit.

 

Sep 11, 2018 21:44 Europe/Tirane
Komente