• Paqartësi në luftën verbale të Amerikës dhe Rusisë mbi Sirinë

Sergei Riabkov, zv ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë se Moska është e përgatitur për çdo lloj veprimi të Amerikës.

Zv/shefi i diplomacisë ruse vuri në dukje se Rusia ka paralajmëruar qartazi mbi përpjekjet tendencioze dhe provokuese për përdorimin e armëve kimike në Siri, mirëpo perëndimi nuk i ka kushtuar vëmendje këtyre paralajmërime rimeve dhe amerikan këtë mes mundohet vetëm të tregojë fuqinë e saj. Më herët ministria e mbrojtjes e Rusisë ka paralajmëruar mbi lëvizjet e grupeve terroriste për sajimin e një sulmi kimik në Siri. Igor Konashenkov zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë ka paralajmëruar se terroristët kanë programuar një sulm me armë kimike pas dy ditësh në qytetin Edlib të Sirisë. Sipas një njoftimi të agjencisë Rianovosti, Igor Konashenkov duke u bazuar në informacionet e qendrës për paqen në Siri, ka thënë se një grup ekspertësh kanë shkuar në Edlib për të trajnuar terroristët për përdorimin e bombave me përmbajte gazi klor. Terroristët kanë ndërmend të sulmojnë rajonin Kafer Zita me armë kimike, rajon që ndodhen 8 km në jug të zonës Habit në provincën Edlib. Konashenkov thotë se pas skenarit me armë kimike, grupi Helmetat e Bardha do të marrë filmime për t’i bërë publike. Grupi Helmetat e bardha, që është i lidhur me agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane, në një komplot të ri anti-sirian ka transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib. Grupi Helmetat e bardha u formua në vitin 2013 nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe britanike. Misioni i grupit ishte të ndihmonte njerëzit që ishin nën kontrollin e terroristëve në pjesë të ndryshme të Sirisë, por në praktikë ata vepronin në të njëjtën mënyrë si terroristët dhe kundër popullit dhe qeverisë siriane. Në të vërtetë, Grupi Helmetat e bardha që synonte të luante një rol humanitar në Siri, ka dëshmuar qartë dhe formalisht se ka hyrë në këtë vend nën qëllimin humanitar, në mënyrë që të veprojë si një instrument i fuqive perëndimore kundër qeverisë siriane. Burime ruse kanë informuar se në komplotin e tyre të ri anti-sirian kanë transferuar një ngarkesë të re me gaz klor në qytetin Xhesur Al Shagur në provincën siriane Idlib. Përfaqësuesi i përhershëm sirian në Kombet e Bashkuara të enjten në një takim të Këshillit të Sigurimit të Sirisë i quajti deklaratat e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë të cilët kanë akuzuar ushtrinë siriane për përdorimin e armëve kimike si "joreale" dhe "mashtruese" dhe denoncoi disa nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit se janë kthyer në palë jo të përshtatshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. "Bashar Xhaafari ", duke theksuar se Siria nuk ka armë kimike dhe nuk ka përdorur kurrë dhe nuk do ta përdorë kurrë të tilla armë, tha se duket se disa nuk duan ta shohin realitetin. Ambasadori i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara ka deklaruar se ata që anashkalojnë arsenalin bërthamor dhe kimik të Izraelit, shkatërruan Irakun dhe u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e Iranit, nuk kanë të drejtë të shpifin për Sirinë. Bashar Xhaafari iu referua dështimit të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë për të arritur qëllimet e tyre në Siri nëpërmjet mbështetjes për terrorizmin, duke thënë se këto tre vende tani po sabotojnë në rrugën politike. Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara, duke thënë se Këshilli i Sigurimit nuk është fushë beteje, tha se ky këshill në të kaluarën ka hedhur hapa të gabuar në Irak dhe Libi dhe tani duhet të mësojë nga këto gabime. Këshilltari i sigurisë kombëtare të administratës së Donald Trump, edhe një herë ka paralajmëruar se në rast të përdorimit të armëve kimike nga ana e qeverisë siriane, përgjigjja do të jetë e ashpër. John Bolton, këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë thotë se Amerika dhe Franca kanë arritur një akord për të dhënë një përgjigje të ashpër në rast se qeveria siriane përdor armë kimike. Ne për të disatën herë kemi paralajmëruar se një sulm me armë kimike do të pasohet me përgjigje definitive dhe të ashpër nga ana jonë. Amerika dhe aleatët e saj dy herë me pretekstin se qeveria siriane ka përdorur armë kimike në Siri, kanë sulmuar Sirinë, pretendime që nuk janë vërtetuar asnjëherë.

 


 

Sep 12, 2018 10:25 Europe/Tirane
Komente