• Putin propozon papritur Traktat të Paqes me Japoninë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka propozuar nënshkrimin e një traktati të paqes për Luftën e Dytë Botërore me Japoninë, deri në fund të vitit, “pa parakushte”.

Putin ka bërë këtë ofertë të papritur teksa ishte ulur afër kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në Forumin Ekonomik, që po mbahet në qytetin rus, Vladivostok më 12 shtator.

Pasi Abe i ka përmendur Putinit çështjet e traktatit dhe zgjidhje të konflikt të gjatë me dekada për një grup ishujsh, për të cilët kanë pretendime të dyja vendet, Putin ka thënë: “Një ide sapo erdhi në mendjen time”.

“Le të pajtohemi për një Traktat të Paqes para përfundimit të këtij viti, pa ndonjë parakusht”, është shprehur ai, duke shtuar se çështjet e konfliktit mund të zgjidhen më vonë.

Abe në anën tjetër nuk ka komentuar propozimin.

Një Traktat pa parakushte do t’i mundësonte Rusisë kontrollimin e ishujve kontestues, të cilëve Rusia dhe Japonia iu referohen ndryshe.

Forcat sovjetike kanë pushtuar ishujt në fund të Luftës së Dytë Botërore, andaj mospajtimet për këtë territor kanë parandaluar Moskën dhe Tokion që t’iu japin fund edhe zyrtarisht armiqësive.

Tags

Sep 12, 2018 14:02 Europe/Tirane
Komente