• Rreth 1 milion persona shënojnë Ditën Kombëtare të Katalonjës

Rreth 1 milion persona kanë dalë në rrugët e Barcelonës për të shënuar “Ditën Kombëtare” të Katalonjës, si dhe për të treguar mbështetje për pavarësi.

Festimet vjetore janë organizuar për herë të parë prej tentimeve të dështuara të Katalonjës për tu ndarë nga Spanja tetorin e kaluar. Mijëra protestues të veshur me bluza të kuqe dhe duke valëvitur flamuj me ngjyrë të kuqe dhe verdhë, kanë mbajtur edhe mbishkrime mbështetëse. Presidenti katalan, Quim Torra dhe paraardhësi i tij, Carles Puigdemont, i cili ka ikur në Belgjikë, pas dështimit të pavarësisë, u kanë bërë thirrje banorëve të protestojnë. Torra ka thënë në fund të takimit se “ne po fillojmë një marsh të pafund”.

Festimet shënojnë ditën kur Barcelona është pushtuar nga ushtarët e Mbretit Filipe V më 1714, prandaj tetë vjetët e fundit janë përdorur për të përmendur pavarësinë në këtë ditë. Këto njëherësh janë festimet e para prej kur Katalonja ka mbajtur referendumin për pavarësi më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe ka shpallur pavarësinë në mënyrë të njëanshme më 27 tetor. Gjykata Kushtetuese e Spanjës e ka konsideruar më pas këtë hap joligjor.

Sep 12, 2018 14:05 Europe/Tirane
Komente