• E fejuara e Khashoggi apelon Donald Trump për ndihmë për të “hedhur dritë” mbi zhdukjen e burrit të saj

Zyrtarët e forcave speciale Saudite, zyrtarët e inteligjencës, rojet kombëtare dhe një ekspert i forenzikës thuhet se ishin në mesin e një ekipi prej 15 personash të lidhur me zhdukjen në Stamboll të disidentit të profilit të lartë Jamal Khashoggi.

Kështu së paku është raportuar nga medat pro-qeveritare turke, shkruajnë mediat e huaja. Në këtë drejtim, mediat kanë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen oficerë të Inteligjencës saudite që hyjnë dhe largohen nga Turqia, përmes aeoportit të Stambollit. Sugjerimet se Khashoggi u vra dhe trupi i tij u gjymtua, kanë fituar një qarkullim të gjerë që kur ai u zhduk dhe zyrtarët turq vazhdojnë të këmbëngulin se ai u takua me një fat brutal kur ai u fut brenda dyerve të misionit diplomatik. Dhe, siç thuhet më tej, përfshirja e pretenduar e një eksperti të mjekësisë ligjore shton peshën ndaj dyshimeve. Ndërkohë, të martën, e fejuara e Jamal Khashoggi, Hatice Cengiz, ka apeluar tek presidenti amerikan, Donald Trump për ndihmë për të “hedhur dritë” mbi zhdukjen e burrit të saj. “Unë gjithashtu i bëj thirrje Arabisë Saudite, veçanërisht mbretit Salman dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman, për të treguar të njëjtin nivel ndjeshmërie dhe lirimin e pamjeve të kamerave të sigurisë nga konsullata”, kishte shkruar ajo. Sipas mediave të huaja, Jamal Khashoggi, 59 vjeç, hyri në konsullatën e Arabisë Saudite për të marrë dokumente zyrtare për martesën e tij të ardhshme, por ‘nuk u kthye më kurrë’ dhe policia besonte se ishte “torturuar dhe prerë në copa” brenda ndërtesës.

 

Tags

Oct 10, 2018 21:10 Europe/Tirane
Komente