• Senatori amerikan: Khashoggi u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite

Kryetari i komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit të Amerikës theksoi se të gjitha dëshmitë tregojnë se gazetari kritik i Arabisë Saudite javën e kaluar u vrarë brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë.

Bob Corker në një intervistë me gazetën “Daily 20” ka thënë se duke u informuara nga raportet sekrete inteligjente, ka ardhur në këtë përfundim se Jamal Khashoggi, shkrimtar dhe gazetar kritik i regjimit Al Saud, është vrarë brenda në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë.

Corker ka theksuar: “Arabia Saudite duhet të japë shpjegime në lidhje me këtë çështje”.

Corker shtoi: “Ambasadori i Arabisë Saudite në Uashington thotë se kamerat e sigurisë funksionojnë në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, mirëpo nëse këto fjalë janë të vërteta, ekziston mundësia që sauditët të kenë programuar një veprim të shëmtuar brenda në konsullatën e tyre në Stamboll”.

Corker ka premtuar se reagimi i Kongresit të Amerikës ndaj vrasjes së Khashoggi do të jetë konkret dhe nga aspekti i Senatit, marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite ndodhen në nivelin më të ulët dhe deri më tani kurrë nuk kanë qenë në nivel kaq të ulët.

Tags

Oct 10, 2018 21:13 Europe/Tirane
Komente