• Senatori republikan firmos planin për ndalimin e luftës kundër Iranit

Rand Pul, një prej senatorëve republikanë, ka firmosur planin e demokratëve për të penguar përdorimin e fondeve federale për një luftë pa leje kundër Iranit.

Plani për nxjerrjen e një ligji që synon pengimin e ndërhyrjes së Amerikës në një konflikt të mundshëm kundër Iranit, është parashtruar më 26 shtator dhe tashmë është kthyer në një nga temat më të trajtuara mes senatorëve të të dy partive në Amerikë. megjithatë plani e konsideron të lejuar ndërhyrjen pa lejen e kongresit në rast përgjigjeje ndaj një kërcënimi të papritur kundër Amerikës ose për shpëtimin e  shtetasve dhe të personelit amerikan. Toam Edval senator demokrat nga shteti New Mexico, është ai që ka përpiluar ligjin për ndalimin e luftës me Iranin që bie nesh me kushtetutën për vitin 2018 ndërsa Paul është senatori i nëntë dhe i pari nga radhët e republikanëve që ka firmosur këtë plan. Plani është trajtuar dhe analizuar vetëm disa orë pas drejtimit të takimit të KS të OKB nga Donald Trump, president i Amerikës.

Tags

Oct 12, 2018 09:30 Europe/Tirane
Komente