• OKB: Arabia Saudite të bashkëpunojë me Turqinë në zbardhjen e ngjarjes së gazetarit Khashoggi

Zëdhënësi i OKB, ditën e enjte ka kërkuar kryerjen e hetimeve për rastin e zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe nga Arabia Saudit ka kërkuar të bashkëpunojë me Turqinë për zbardhjen e fatit të gazetarit kritik të Arabisë Saudite.

 

Stefan Dujarric, tha se në kontaktet që ka patur me autoritetet e Arabisë Saudite atyre u ka shprehur shqetësimin mbi zhdukjen e gazetarit Khashoggi. Zëdhënësi I sekretarit të përgjithshëm të OKB tha se kjo organizatë po e ndjek me interes çështjen e zhdukjes së gazetarit Khashoggi. Jamal Khashoggi, gazetar kritik i Arabisë Saudite, është zhdukur më 2 tetor në kohën kur ai u fut në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Një ditë më parë në Stamboll kishte shkuar një ekip prej 15 personash për të arrestuar Khashoggi dhe për ta kthyer atë në Arabinë Saudite. Shumë lajme dhe media kanë akuzuar Arabinë Saudite për vrasjen e këtij gazetari.

Tags

Oct 12, 2018 09:30 Europe/Tirane
Komente