• Trump; Nëse nuk do të ishte Amerika, Arabia Saudite nuk do të ekzistonte

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një prononcim të tij për programin Fox & Friends të kanalit Fox News ka ofenduar edhe një herë Arabinë Saudite dhe ka thënë se nëse nuk do të ishte Amerika, ky vend nuk do të ekzistonte. Arabia Saudite nuk do të ekzistonte pa mbështetjen e dhënë për shumë vite me radhë nga Amerika, ka thënë në fjalën e tij presidenti Trump.

Donald Trump ka pretenduar se i ka thënë mbretit Selman se Arabia Saudite duhet të paguajë Amerikën për mbështetjen që ajo i ka dhënë Riadit. Më herët më 4 tetor presidenti amerikan në një fjalim të mbajtur në Minesota ka thënë se Arabia Saudite duhet të pagojë shpenzimet e ushtarëve amerikanë në këtë vend. Ndërsa më 2 tetor ai është shprehur se shteti i Arabisë Saudite do të rrëzohej brenda 2 javëve nëse nuk do të ishte mbështetja e Amerikës. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, më 4 tetor duke reaguar ndaj deklaratës së Donald Trump ka thënë se ofendimi është shpërblimi për iluzionin se siguria i duhet besuar të huajve.

Tags

Oct 12, 2018 09:30 Europe/Tirane
Komente