• Baidinezhad: Prej vitesh Arabia Saudite është e imunizuar nga ndëshkimi për shkak të përhapjes së terrorizmit

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli, duke reaguar ndaj zhdukjes dhe vrasjes së Jamal Khashoggi, gazetar kritik saudit, ka thënë: Arabia Saudite për vite me radhë është e mbrojtur dhe e imunizuar nga kritikat mbi veprimtarinë e saj në përhapjen e terrorizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Hamid Baidinezhad në një mesazh në rrjetin e tij Twitter ka thënë se mesa duket kritikët dhe kundërshtarët e Arabisë Saudite vriten në mes të ditës dhe në një vend të huaj dhe shtoi: A është i gatshëm perëndimi të heqë dorë nga ndjekja e standardeve të dyfishta? Jamal Khashoggi, gazetar kritik i Arabisë Saudite, është zhdukur më 2 tetor në kohën kur ai u fut në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Një ditë më parë në Stamboll kishte shkuar një ekip prej 15 personash për të arrestuar Khashoggi dhe për ta kthyer atë në Arabinë Saudite. Shumë lajme dhe media kanë akuzuar Arabinë Saudite për vrasjen e këtij gazetari.

Tags

Oct 12, 2018 09:30 Europe/Tirane
Komente