• Dy tërheqje tjera të SHBA nga sanksionet kundër Iranit

Administrata amerikane në një tërheqje tjetër nga sanksionet e Iranit, ka liruar nga sanksionet projektin e zhvillimit të portit Chabahar dhe eksportin e energjisë dhe gazit të iranian në Irak.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të martën se përjashtimi nga sanksionet i projektit të zhvillimit të portit Chabahar përfshin ndërtimin e linjave hekurudhore nga Irani në Afganistan dhe eksportin e produkteve të naftës dhe ushqimit në këtë vend. Marrëveshja strategjike për krijimin e portit ndërkombëtar Chabahar, pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, u nënshkrua  në janar 2016 nga Irani, India dhe Afganistani. Bryan Hook, president i Grupit të Veprimit të Iranit në Departamentin e Shtetit të SHBA, gjithashtu njoftoi përjashtimin e Irakut nga importi i energjisë elektrike dhe gazit natyror nga Irani. SHBA ma parë ka përjashtuar nga sanksionet e Iranit 8 blerës të naftës iraniane.

 

Tags

Nov 07, 2018 19:58 Europe/Tirane
Komente