• Khashoggi, është ndjekur me një sistem izraelit

Eduard Snowden, personi që ka zbuluar dokumentet sekrete në Amerikë, thotë se gazetari Jamal Khashoggi, është ndjekur me anë të një sistemi përgjues dhe ndjekës izraelit.

Ish kontraktori amerikan i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, me anë të një video-konference ka thënë: Teknologjia izraelite e zbulimit dhe e ndjekjes së një kompanie izraelite e cila është përdorur për ndjekjen e një grupi gazetarësh në Meksikë dhe disa vende të tjera, është përdorur për ndjekjen e gazetarit të vrarë Khashoggi të Arabisë Saudite. Jamal Khashoggi është vrarë më 2 tetor menjëherë pasi u fut në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Në vitin 2013 Snowden ka zbuluar programin e fshehtë të spiunazhit dhe ndjekjes së Amerikës. Ai në rast se gjykohet në Amerikë mund të dënohet me burgim të përjetshëm nën akuzën e spiunazhit.

Tags

Nov 08, 2018 10:15 Europe/Tirane
Komente