• Reagimi i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve ndaj ofezave të Trump-it kundër një gazetari

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve e dënoi veprimin ofendues të Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të dëbuar një korrespondent nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas AFP, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (FIJ), të enjten, e përshkroi sjelljen fyese të Presidentit të SHBA Donald Trump me korrespondentin e CNN, si një shembull i qartë dhe i shëmtuar i "dhunës verbale". Shtëpia e Bardhë nuk do të pranojë më korrespondentin e CNN, Jim Acosta, i cili pati një përplasje me Presidentin Donald Trump në konferencën për shtyp. Trump u tërbua me gazetarin Jim Acosta, pasi ai kundërshtoi përcaktimin që i bën Trump karvanit të emigrantëve që po i drejtohet kufirit amerikan, që Trump i quan “pushtues”. Përmes një deklarate, CNN mbrojti reporterin e tij: “Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka revokuar kredencialet korrespondentit kryesor të CNN në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta. Kjo ndodhi pas pyetjeve sfiduese në konferencën për shtyp. Në një reagim, sekretarja e shtypit Sarah Sanders gënjeu. Ajo bëri akuza mashtruese dhe përmendi një incident që kurrë nuk ka ndodhur. Ky vendim i paprecedentë është një kërcënim për demokracinë tonë dhe vendi meriton më mirë. Jim Acosta ka mbështetjen tonë të plotë”, deklaroi CNN. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka dënuar veprimin e Shtëpisë së Bardhë për të dëbuar gazetarin Acosta, duke bërë thirrje për një rishikim urgjent të kësaj çështjeje. Kjo organizatë ndërkombëtare e gazetarisë me bazë në Bruksel ka 600,000 anëtarë në 134 vende të botës.

 

Tags

Nov 08, 2018 18:32 Europe/Tirane
Komente