• Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë kundërshton  normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë kundërshtoi të enjten normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, duke shtuar se çështja palestineze do të mbetet çështja primare e muslimanëve.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, takimi i pestë i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë u mbajt në Stamboll, Turqi, me pjesëmarrjen e 1,500 dijetarëve nga 80 vende të botës. Në deklaratën përfundimtare, ky Union kundërshtoi çdo normalizim të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe theksoi: " Kudsi i shenjtë është subjekt i komploteve të vazhdueshme të sionistëve dhe sionistët vazhdimisht sulmojnë xhaminë Al-Aksa dhe përpiqen të aplikojnë politikën e ndarjes kohore dhe hapësinore të saj. Kudsi i shenjtë dhe çështja e tij kanë një status fetar, historik dhe civil dhe konsiderohet si zemra e umetit islamik dhe asnjë nga planet sioniste nuk mund të ndryshojë faktin se Kudsi dhe Palestina i përkasin umetit arab dhe islamik". Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë u bëri thirrje shteteve arabe dhe islamike dhe të gjitha institucioneve popullore që të refuzojnë kategorikisht normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

 

Tags

Nov 08, 2018 20:06 Europe/Tirane
Komente