• Shtohet eksporti i armëve amerikane ndaj vendeve të tjera

Sipas statistikave të nxjerra nga Departamenti Amerikan i Thesarit, niveli i eksportit të armëve amerikane për vendet e tjera është shtuar.

Ky departament thotë se niveli i eksportit të armëve amerikane për këtë vit është shtuar me 13 dhe kap shifrën e 193 miliard e 300 milion dollarë. shumë organizata dhe aktivistë të të drejtave të njeriut janë të shqetësuar mbi shtimin e eksportit të armëve amerikane. Eksporti dhe shitja e armëve amerikane është shtuar në kohën kur prej muajit prill, presidenti Donald Trump po zbaton planin “ Bli mallra amerikane”. Ky plan ka ulur kufizimet për shitjen dhe eksportimin e armëve amerikane. Vendet në jug të gjirit Persik janë blerësit kryesorë të armëve amerikane. Donald Trump ka nënshkruar kontrata me miliarda dollarë për shitjen e armatimeve amerikane për vendet arabe kryesisht Arabinë Saudite dhe EBA. Shumë prej këtyre armëve janë përdorur për vrasjen e popullit të pafajshëm të Jemenit.

Tags

Nov 09, 2018 08:46 Europe/Tirane
Komente